Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës! Ja si do devijohet trafiku

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës

Ndërtimi i linjës hekurudhore, Tiranë–Durrës–Rinas, do të sjellë bllokimin e qarkullimit në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit, pranë Kthesës së Kamzës.

Sipas njoftimit të ndarë për mediat, kufizimet do të zbatohen gjatë periudhës 6–9 qershor 2026 dhe do të zhvillohen në 3 faza, ndërsa është njoftuar dhe si do të devijohet lëvizja e mjeteve.

Faza 1

Bllokim total i qarkullimit nga 06.06.2026.

ora 24:00 – 07.06.2026 ora 05:00.

Mjetet që do të vijnë për në Tiranë do të kalojnë nga rruga Petrit Radovicka.

Mjetet nga Tirana për tek rrethrrotullimi do të kthehen tek Kthesa e Kamzës, për të vijuar në rrugën dytësore industriale ose në autostradë në drejtim të Vorës.

Faza 2

Devijimi në korsinë nga ana e Tiranës.

Punimet do të kryhen gjatë 07.06.2026 ora 05:00 – 15:00 ndërkohë qarkullimi hapet pjesërisht me dy drejtime lëvizjeje (1 korsi për çdo kah).

Faza 3

Devijimi në korsinë nga ana e Durrësit.

Punimet do të kryhen 07.06.2026 ora 23:00– 09.06.2026 ora 10:00.

Trafiku devijohet plotësisht në anën e Durrësit, duke funksionuar me dy kahe lëvizjeje (1 korsi për secilin kah).

EMISIONET