Ndalohen celularët në shkollë, Koçibellinj: Është një nga problemet, por që zgjidhja premtohet prej vitesh

Këtë vit të ri shkollor, që nis më datë 8 shtator, hyn në fuqi një rregullore e re. Bëhet fjalë për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në klasa.

Përmes një materiali të ilustruar nga Ministria e Arsimit, ndahen detaje nga rregullat e reja për nxënësit dhe masat e përcaktuara në rast shkeljeje.

Rregullorja e re kërkon bashkëpunim me prindërit për këtë proces dhe parashikon edhe veprimet që duhet të ndërmerren në raste të veçanta kur duhet përdorur telefoni.

Por çfarë do të thotë një vendim i tillë?

Përgjigjen do ta jepte në studion e lajmeve në “Ora News” sociologia dhe aktivistja Suela Koçibellinj

“Ky është një problem në shkolla, por nuk është i vetmi. Për mua sa kohë ka një nismë për të zgjidhur një problem, janë të mirëpritura. Por kjo është thënë edhe një vit më parë, edhe para dy dhe tri vitesh, atëherë ajo që më shqetëson është pse nuk thuhet se pse nuk u rregullua ky problem më parë?!

Unë besoj në dëshirën e mirë, por në këtë çështje duhet një angazhim dhe bashkëpunim më i mirë i prindit, i cili është ai që ia mundëson një celular fëmijës së tij që shkon në shkollë”, theksoi ndër të tjera sSuela Koçibellinj.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SOCIOLOGEN SUELA KOÇIBELLINJ NË “ORA NEWS”

EMISIONET