JO CELULAR NË SHKOLLA! Mehmeti: Edhe Kushi e urdhëroi, pse s’u zbatua? A thua se e gjithë cilësia e arsimit ka ngelur te telefonat
Këtë vit të ri shkollor, që nis më datë 8 shtator, hyn në fuqi një rregullore e re.
Bëhet fjalë për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në klasa.
Përmes një materiali të ilustruar nga Ministria e Arsimit, ndahen detaje nga rregullat e reja për nxënësit dhe masat e përcaktuara në rast shkeljeje.
Rregullorja e re kërkon bashkëpunim me prindërit për këtë proces dhe parashikon edhe veprimet që duhet të ndërmerren në raste të veçanta kur duhet përdorur telefoni.
Por çfarë do të thotë një vendim i tillë për arsimin?
Përgjigjen do ta jepte në studion e lajmeve në “Ora News” eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti
“Nuk është ndonjë gjë e re kjo. Edhe ministrja Kushi e dha një urdhër të tillë dhe dihet se çfarë ndodhi, asgjë. Edhe ministrja aktuale e urdhëron sërish, se u bë kjo puna e celularit a thua se e gjithë cilësia e arsimit në Shqipëri po dëmtohet nga celulari.
Po mirë edhe nëse faji është tek celulari, pse nuk u zbatua urdhri i parë i ministres Kushi? Pasi një urdhër i ministrit ka formën dhe trajtën e një ligji. Atëherë kush e shkelin ligjin e vendosur nga ministrja? Kush mban përgjegjësi për mos zbatimin e këtij urdhri”, theksoi ndër të tjera eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti.
PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E ARSIMIT NË “ORA NEWS”


