Murrizi: Prokurimet si skemat piramidale në '97-tën, kam dy dosje të tjera që do të çoj në SPAK

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti Myslim Murriz u shpreh se të gjithë ata që janë mashtruar në 25 prill të ngrihen të protestojnë sepse zgjidhje tjetër nuk ka.

Ai tha se në këto 30 vite të gjithë ata që kanë kapur për fyti ekonominë e këtij vendi, me të gjitha qeveritë kanë marrë mbi 25 miliardë euro tendera.

Sipas tij, nëse SPAK-u heton nga këta që shihni si figura publike, ministra dhe kryetarë bashkie, do t'i kenë në burg të Reçit. 

Murrizi: Në Baldushk ka fituar PS sepse para zgjedhjeve u joshën banorët duke u ndërtuar disa shtëpi. Arroganca e pushtetit, pasi t'i merr votat duke ua blerë. Të gjithë këta që janë mashtruar në 25 prill të ngrihen të protestojnë sepse zgjidhje tjetër nuk ka. Në këto 30 vite të gjithë ata që kanë kapur për fyti ekonominë e këtij vendi, me të gjitha qeveritë që kanë marrë mbi 25 miliardë euro tendera. Aty ka një vendim gjykate do të ketë një frenim të shpejtë çdo lloj kapje nga biznesi apo të arrogancës së policisë. Këtu kanë protestuar menjëherë pas zgjedhjeve. Protesta ama është pas pilafit se në dorë njerëzit kanë votën çdo 2 ose 4 vite.  

Janë 13 biznesmenë që hanë në çdo qeveri. Këta si klasë politike janë bashkë në këto 30 vite. Tallen me shqiptarët sikur zihen ditën dhe natën ndajnë bashkë para publike në 20-30 duar. Janë rreth 40 miliardë euro që kanë shkuar në duart e këtyre biznesmenëve në gjithë këto vite. Këta biznesmenë kanë marrë të gjithë para në kohën e Nanos, Berishës dhe tani me Ramën. P.sh në Tiranë kanë marrë në këto 10 vite të njëjtat duar. Tenderat janë bërë më keq se sa skemat piramidale në vitin 1997. Këtu SPAK-u merret me njerëz të vdekur, për t'iu shmangur çështjeve me rëndësi. Nëse SPAK-u heton nga këta që shihni si figura publike, ministra dhe kryetarë bashkie, do t'i kenë në burg të Reçit. Kjo duhet të jetë fokusi kryesor i punës së SPAK-ut. Këtu tenderat jepen me vlerë të prokuruar në kokë.

Murrizi shtoi se Unë kam 2 raste që do t'i çoj në SPAK. Kam një tender 6.3 milionë euro për sistemit e ujitjes, por që nuk ekziston, nuk e di se ku kanë shkuar ata para.

Murrizi: Në fushatë që ndaloheshin prokurimet, këta jepnin tendera për zorrë uji në Lushnjë. Del Rama dhe bën spektakël gjoja sikur nuk e di se si jepen tenderat. Ku shkuan paratë e rilindjes urbane? 8 herë janë shtruar pllakat në bashkinë e Divjakës. Pse nuk flet më Erion Braçe? Pse nuk flet më për shtëpia që plasariten nga Bankersi apo për privatizimin e plazhit të Divjakës? Unë kam 2 raste që do t'i coj në SPAK. Kam një tender 6.3 milionë euro për sistemit e ujitjes, por që nuk ekziston, nuk e di se ku kanë shkuar ata para. Është jnë tender i dhënë nga ministria e Bujqësisë. Unë do të padis ministrin e Bujqësisë që ka bërë këtë tender se ia ka vënë çmimin një lopë 3.1 milionë euro. Unë kështu denoncova edhe uniformat e policisë, që pasi lahen një herë shpëlahen si peshqirë banjosh edhe pse kushtojnë si Versaçe. Unë u them atyre që janë arrestuar si zyrtarë të dorës së dytë dhe të tretë të tregojnë dhe të dalin jashtë.

EMISIONET