Mungojnë avokatët, shtyhet vendimi për grupin e Gëzim Çelës

Shtyhet vendimi për grupin e Gëzim Çelën.
Gjyqi ishte planifikuar për këtë të premte, por gjykata e ka shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve në seancën e sotme.
HETIMI I SPAK
1 vit më parë SPAK do të mbyllte hetimet për Gëzim Çelën dhe grupin prej 13 personash të cilët akuzohet për trafik droge të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, duke e dërguar dosjen e tyre në Gjykatën e Posaçme.
Gjatë hetimeve është arritur që për secilin prej të pandehurve të provohet jo vetëm përfshirja e tyre, por edhe ndarja e roleve, si organizatorë, kultivues të drogës, magazinuesit, prodhuesit, transportuesit apo dhe drejtuesit të mjeteve lundruese.
Nga verifikimet që ka kryer SPAK rezulton se Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismailukaj ishin drejtuesit e grupit kriminal të cilët kishin marrë përsipër organizimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndës narkotike.
Dy episode të trafikut të drogës janë dokumentuar nga SPAK, që janë në 31 mars 2023, ku në afërsi të aeroportit të Rinasit u sekuestrua 41 kg heroinë, ndërsa 14 gusht po në vitin 2023 u tentua të trafikohej nëpërmjet detit sasi e madhe droge, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.
Përveç Arlind Ismailukaj, ish-punonjës policie, në Gjykatë është dërguar edhe Ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj.
Për llogari të hetimeve, SPAK bllokoi disa pasuri të Gëzim Çelës, Arlind Ismailukaj dhe familjarëve të tyre. Në sekuestro janë vënë 7 pasuri që janë kompani private, pasuri të paluajtshme, automjete dhe llogari bankare.
Të pandehur:
Arlind Ismajlukaj
Gëzim Çelaj
Nerim Çela
Armando Mema
Dritan Metaj
Ben Dalipaj
Besnik Brokeri
Alket Deda
Selami Lushkaj
Ksenofon Bodo
Kyrylo Ponomarenko
Kostiantyn Biellon
Armando Papa
Roland Guza


