Tragjedia në familjen Maloku, Halit Valteri: E shfrytëzova atentatin ndaj Ndojit për të rritur kredot e mia politike

Halit Valteri, ish-deputeti i Partisë Demokratike, sot zyrtar dhe kandidat për zgjedhjet e 11 majit me logon e Partisë Socialiste, ka shpjeguar para trupës së GJKKO-së deklaratat e tij të bëra në vitin 2019 nga foltorja e Kuvendit të Shqipëroisë lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj, ngjarje ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shofer i i Ndojit.
Valteri deklaroi se e ka shfrytëzuar tragjedinë në familjen Maloku për të rritur kredencialet e tij politike.
Halit Valteri: Genci Malokun e kam njohur pak ditë pasi djali i tij ndërroi jetë. Erdhi m’u prezantua dhe më tha “më kanë vrarë djalin”, dhe më tha “kam videot të atyre që ma kanë vrar”.
Kam bërë interperlancë me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshajn. Më ka dhënë një tablet ku duken dy persona, një me kapele dhe një pa kapele, dhe ai pretendonte “këto më kanë vrarë djalin”.
Ai më tha “nëse flet në Parlament kjo ngjarje do të zbardhet”. Kam përmendur disa emra dhe oficerësh policie me ca më ka thënë Genci Maloku. Kam folur në parlament në emër të Genci Malokut. Pas parlamentit, më ka telefonuar Ramazan Rraja, e njoh prej kohësh, nuk më ka kërcënuar, më ka thënë: “Pse na ke përmendur emrat. Pse ke përmendur emrin e Lentit?” Ramazan Rraja më ka telefonuar në telefon në “whats up”.
E kam shfrytëzuar këtë çështje politikisht për të marrë kredencialet e mia politike si deputet i opozitës.
Avokati i Dervishajt: Veprimi i Valterit i stisur nga Arjan Ndoja. Do doja të administroheshin bisedat mes Halit Valterit dhe Arjan Ndojës. E gjithë historia e stisur nga Arjan Ndoja dhe Sandër Lleshajt.
VIDEO - Atentati i 2019-ës, gazetari: Ja ç’ndodhi në sallën e gjyqit mes Arjan Ndojit dhe të akuzuarve


