Mos publikoni email-et e Nanos! Kepi: Kërkesa shkelje flagrante e profesionit, urdhër për të fshehur skandalet

Prokuroria ka ndaluar  publikimin e çdo të dhëne të hedhur nga autort e sulmit kibernetik në sistemin shqiptar.

Gazetarja Alba Kepi tha gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja se kjo është një shkelje flagrante e pozicionit të gazetarit dhe shpreh urgjencën që ka Shqipëria për një urdhër deontologjik të pozicionit të gazetarit. 

Sipas saj arsyeja e ndalimit të publikimeve duket si urdhër për të fshehur ato skandale që gazetarët po zbulojnë.

Alba Kepi: Është një shkelje flagrante e pozicionit të gazetarit dhe shpreh urgjencën që ka Shqipëria për një urdhër deontologjik të pozicionit të gazetarit.  Nëse nuk ka një organizim të kushteve të profesionit të gazetarit ka një qasje të tillë nga qeveria. Le të jetë një motiv për të rregulluar normat e gazetari.  Nëse dikush na urdhëron të mos e bëjmë është shkelje flagrante e profesionit. Është detyrim i yni i parë ligjor të informojmë, në këtë mënyrë kalojmë në arbitrim të profesionit tonë. Më shumë duket si urdhër për të fshehur ato skandale që kolegët gazetar në Shqipëri po zbulojnë dita ditës. Është e domosdoshme figura e mbrojtjes së gazetarit por jo sipas rregullave të qeverisë port ë një ndërveprimi mes shumë faktorësh.

EMISIONET