Sulmi kibernetik prek edhe shëndetësinë. Probleme me sistemin e mjekut të familjes, qytetarëve u shtyhen vizitat

Sulmi kibernetik në Shqipëri ka prekur edhe shëndetësinë.

Sistemi i referimt te mjeku i familjes ditët e fundit nuk ka funksionuar normalisht.

Burimet bëjnë të ditur se sistemi i referimit të mejkut të familjes nuk ka funksionuar të shtunën dhe paraditen e së hënës dhe të martës.

Kjo ka berë që disa vizita të shtyhen për momentin që do të kthehet sistemi.

Kjo situatë ka sjellë probleme edhe në marrjen e medikamenteve në farmaci. Ilaçe u janë dhënë në mirëbesim vetëm atyrë që janë klientë të farmacive përkatëse.

“Nuk ka sistem, vajta te mjeku i familjes nuk kishte sistem. Më vonë por erdhi sistemi më thanë hajde. Më duhej të merrja një letër.”

“Nuk kishte sistem për momentin.”

Por pavarësisht asaj që konfirmojnë qytetarët të cilët dalin nga qendrat shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë mohon këtë një  problem të tillë.

EMISIONET