“KUJDES! Mos jepni të dhënat bankare”, policia informon qytetarët: Mos u besoni mesazheve të rreme që vijnë nga posta, mos klikoni...
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.
Qëllimi i tyre është:
* përvetësimi i të dhënave personale;
* vjedhja e të dhënave bankare;
* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
⚠️ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
❗ Kujdes:
• Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;
* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.
✅ Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
Email: [email protected]
Tel: +355 69 415 5552
www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik�
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.

