Baka: Monitori sensibilizues në çdo cep të qytetit, ka prezencë të policisë në shkolla. Probem, parkimi i gabuar në rrugë

Specialisti i qarkullimit rrugor, Gerhard Baka ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për situatën e trafikut në vend si dhe nismën më të re sensibilizuese të policisë me monitorët e vendosura në rrugët e kryeqytetit me pamje nga aksidentet e ndodhura. Baka theksoi se parkimi i gabuar duhet të shmanget pasi krijon trafik. 

"Monitori me pamje nga aksidentet e ndodhura, të vendoset në çdo cep të qytetit. Monitori provizor në akset problematike, për të bërë qyetarët të reflektojnë. Do ndërthuret kodi rrugor me atë penal.

Ka qenë një prezencë e policisë në shkolla. Në ditën e parë të shkollës trafiku u rëndua. Në ditët në vazhdim situata ishte normale.

Parkimi i gabuar krijon trafik, duhet të shmanget parkimi i gabuar. Ka një reduktim të vogël të përdoruesve të alkolit që i japin makinës.", tha ndër të tjera Baka. 

EMISIONET