Asnjë grua viktimë në aksidente, Instat: U rrit numri i përplasjeve në rrugë, më pak fatalitete
Për herë të parë në 19 muaj në aksidente nuk ka asnjë grua të mbetur viktimë. Instat raporton një rritje të ngjarjeve në rrugë, edhe pse me shifra më të ulët të fatalitete. Shkaktor kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve
Shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara apo drejtimi i mjetit në gjendje të dehur kanë qenë shkaktarët kryesor te rritjes së aktidenteve. Në muajin gusht rritja ka qenë me 7,3% por me më pak viktima.
Vetem ne muajin gusht ne vend u shenuan 117 aksidente, që koincidon me 8 me pak se ne muajin korrik, dhe 28 aksidente me shume krahasuar me vitin e shkuar.
Sipas raportit te publikuar nga Institituti i Statistikave tregon se 180 persona jane lenduar nga keto aksidente, mes tyre 57 femra, e 112 meshkuj. Janë këta të fundit që janë në numër më të lartë me periudhat e shkuara
Sa i përket ngjarjeve fatale janë 11 persona që kanë humbur jeten, prej tyre asnjë frua. shifra tregon nje ulje me muajin korrik ne te cilen jane regjistruar 20 humbje jete dhe 14 në gushtin e shkuar.
Ajo cka vihet re ne raport është se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga drejtues të mjeteve të moshes 35,44 vjec. Prej janarit në toral janë 770 aksidente