Moderatorët e emisionit shokohen kur burri me penisin më të madh në botë u tregon fotot

Moderatorët e emisionit shokohen kur burri me penisin më të madh

Një burrë që pretendon se ka penisin më të madh në botë ka shokuar drejtuesit e një emisioni mëngjesi në Britani duke u treguar atyre një foto në transmetim.

Sipas, Jonah Falcon, penisi i tij është 13.5 inç, ose 34 cm kur është në ereksion dhe ka një diametër 8 cm.

“Jam i lodhur nga njerëzit që duan që unë ta mas para tyre. E kam bërë 10 000 herë tashmë.” – tha ai.

Në vend që të masë përsëri penisin e tij, Falcon i tronditi drejtuesit me një foto të tij nudo duke i lënë shikuesit të habitur.

"Kjo është vetëm për ju, kështu që nuk duhet imagjinoni ose bëni krahasime," u tha Falcon moderatorëve.

Falcon shtoi se të qenit i pajisur me një “armë” të tillë e kishte ndihmuar atë të flinte me të famshëm, por ka edhe disa anë negative, si ndalimi nga siguria bë aeroport.

“Një herë më pyetën nëse kisha një tumor, që mendoj se do të ishte mendimi i parë i dikujt nëse do ta shihte,” - tha ai.

EMISIONET