Ministrja: Ka abonentë familjarë që harxhojnë mbi 5000 kilovat orë në muaj, mbajnë vila e pishina ndezur
Pas mbledhjes së Mëshillit të Ministrave, Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku tha se për dikasterin e saj janë miratuar 5 VKM.
Sipas saj, qeveria ka mbështetur biznesin e vogël dhe konsumatorët, por ajo tha se janë identifikuar abonentë familjarë me mbi 5000 kilovat orë në muaj.
Balluku: Ne i kemi ofruar mbrojtje deri në 1 qershor konsumatorit që është i lidhur me biznesin e vogël. Ne do mbrojmë abonentin familjar. Për biznesin e lidhur me tensionin e vogël, keni pasur komunikim me përfaqësues, kemi mbledhur ankesat dhe kërkesat për mbështetje, do të vazhdojmë me të njëjtën skemë.
Për planin për analizën që kemi bërë, kemi dalë në disa skenare që mund të aplikohen. Do të jetë i njëjti çmim për abonentin familjar, kemi identifikuar abonentë familjarë me mbi 5000 kilovat orë mujorë, nuk e justifikon këtë term, por është e drejta e secilit që ta përdorë energjinë disa herë. Mund të jenë vila luksoze mund të ketë pishina, kopshte që nuk fikin kurrë dritat, kjo energji do paguhet me një çmim më të lartë se qytetarët që paguajnë për nevojat bazike. Jo me cmimin e tregut se nuk do ta përballonte as ky lloj konsumatori.


