Shqipëria jep dakordësinë për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Në një dalje pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka foli edhe për dakordësinë për zgjerimin e NATO-së me Suedinë dhe Finlandën që la dhënë vendi ynë.
Xhaçka tha se shpreson që ky moment zgjerimi, do të japë edhe një moment të ri, me zgjerimin e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, siç ishte rasti i Kosovës.
Xhaçka: Dhamë dakordësinë për zgjerimin e NATO-s për Suedinë dhe Finlandës, e kemi mbështetur politikën e dyerve të hapura të NATO-së. Suedia dhe Finlanda janë 2 vende partnere që kemi pasur një marrëdhënie të mirë, por edhe një demokraci model, pra nuk ishte aspak një vendim i vështirë apo nuk hezituam, por shpresojmë që ky moment zgjerimi, do të japë edhe një moment të ri, shpresojmë me zgjerimin e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, siç ishte rasti i Kosovës.

