Trinomi "Te burgosur - biznesmen - Polic burgjesh", Manja paralajmëron aksione të tjera

Trinomi "Te burgosur - biznesmen - Polic burgjesh", Manja

Deputeti Kastriot Piroli në seancën e sotme parlamentare kërkoi interpelancë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

Interpelanca ka për qëllim dhënien e informacionit për trajtimin e punonjësve të burgjeve. Në përgjigje Manja e quajti sukses operacionin "Trinomi" të ndërmarrë dje duke çuar në arrestimin e 28 personave, ndërsa paralajmëroi aksione të tjera.

Pjesë nga Interpelanca 

 Piroli: Po ju parashtroj problemet dhe kërkesat. Problemi me pagat, tallja e përvitshme me to. Ju trumbetuat rritje të pagave deri në 70% ndërkohë pagat kanë rritje të vogël. Ku shkon mundi dhe sakrifica e punonjësve që i mohohet paga.

Mosdhënia e vaktit ushqimor gjatë turnit të shërbimit, si mund të rrish 8 orë në këmbë pa një vakt ushqimor sepse tani nuk lejohet as të pinë një cigare. Problemi i transportit për punonjësit. Pse nuk jepet bonusi i transportit lek për km? Problemi me uniformat që u dha në vitin 2018, por s'ka asgjë nëpër magazina. Gangrena e uniformave ka shoqëruar punonjësit prej vitesh dhe i është dashur t'i blejnë vetë. Që nga viti 2018 nuk ka asgjë që i jepet punonjësve. Ku shkuan fondet e tenderimit? A mban kush përgjegjësi ligjore për abuzimin? A do të merrni përgjegjësi këtë çështje? Stafi ndihet i kërcënuar dhe po vetë-largohet nga detyra. Problem i madh është braktisja e vendit të punës për shkak të kushteve të vështira dhe problemeve me pagat.

Manja: Dje u finalizua një operacion i suksesshëm për goditjen dhe ndëshkimin e një grupi kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë burgjeve. Në rrjetën e këtij operacioni janë arrestuar disa punonjës të burgjeve edhe në nivele të larta. Ajo që ndodhi dje ishte një punë e nisur  prej nesh, pro nuk do të jetë aksion, nuk do të jetë as kalendar veprimtarish në drejtim të goditjes së veprave penale në burgje, por do të jetë një investim i përditshëm. Drejtoria e burgjeve është në një riorganizim total. Sistemi i burgjeve ka në total 4524 punonjës në total, me 3566 janë punonjës me uniformë.

Në 2018 qeveria shqiptare ka filluar një reformë dhe sot që flasim në zbatim të këtij ligji kanë dalë të gjitha aktet nënligjore dhe shumë shpejt  do të miratohet rregullorja e re. Ka filluar rritja e pagës për çdo vit vjetërsi shërbimi.

Sot që flasim nuk ka asnjë rast mospagese të orëve jashtë orarit. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk mund të lë pa përmendur trajtimin e bërë edhe për stafin mjekësor, sepse janë pjesë e sistemit të burgjeve.

Dua të përmend, qoftë edhe pa modesti se në fund të vitit të kaluar 4524 punonjësit e burgjeve pas më shumë se 20 vjetësh kanë marrë shpërblim një rrogë, pagën e 13-të. Kalojmë të uniformat. 3 vite më parë, në 2019 policia e burgjeve është pajisur me uniformë.

EMISIONET