Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja për emigrantët me Tiranën respekton rregullat e BE-së

Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja për emigrantët me

Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar respekton të gjitha rregullat e komunitetit, shumë të ndryshme nga marrëveshje të tjera që janë bërë nga vende të tjera, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili ndodhet në një takim të ministrave të G7-s në Tokio.

”Ajo ka qëllim të garantojë siguri maksimale në mënyrë që ata që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë Italia të mund të kthehen në vendet e origjinës”, theksoi ai.

“Ata mund të shkojnë në ato porte vetëm me anije ushtarake italiane dhe jo me ato të OJQ-ve. Në ato qendra mund të shkojnë vetëm persona që nuk janë të mitur apo gra shtatzëna”, nënvizoi ai.

”Është një marrëveshje e shkruar në pajtueshmërinë e plotë me rregullat e komunitetit dhe besoj se është një zgjedhje pozitive”, përfundoi Tajani, i cili ndodhet në një takim të ministrave të G7-s në Tokio.

EMISIONET