Minatorët në protestë te Kryeministria: Na dhanë lëmoshë, duam statusin dhe rritje të pensionit
Ish-minatorët, tashmë në pension, dolën sërish në protestë para kryeministrisë për të kërkuar miratimin e statusit të minatorit.
Ata deklaruan se ligji i qeverisë nuk i përmbush kërkesat e tyre.
“Kemi kërkuar pikat kryesore që janë 150% e pagës minimale dhe 1% plus kush ka bërë mbi 11.5 vite nënë tokë. Unë kam bërë 16 vite nën tokë dhe nuk me sheh kush.”
“Na dhanë një lëmoshë për çdo vit nën tokë, por me këtë masë pensioni ai 1% nuk vlen as një kilogram mish.”
Ish-punonjësit e minierave u shprehën se për shkak të zvarritjes së kësaj çështje, një pjesë e atyre që kanë ngritur zërin as nuk e gëzuan dot pensionin.
“Ne sot jemi shumë pak sepse dalim në shtyllat e Tiranës që ikin. Nuk e kanë gëzuar statusin.”
Ata apeluan qe të merren parasysh kërkesat e tyre ekonomike, rishikimi i moshës së pensionit dhe rritja e pensionit minimal, që e konsiderojnë qesharak.