Çmimet rriten, qeveria fshihet/ U shtrenjtua dhe kosi, qytetarët: Është e papërballueshme, të merren masa

Që nga data 1 gusht në marketet e vendit ka pësuar rritje edhe cmimi i kosit i cili ka shkuar në 170 lekë. Qytetarët thonë se rritja e cmimeve i ka detyruar të hanë më pak, ndërsa kërkojnë nga qeveria masa konkrete për përballimin e krizës.

Jetesa e vështirë këtu dhe pagat e ulëta bënë që shumë nga qytetarët të diskutojnë dhe blerjen e ushqimeve bazë.

Vala e rritjes është ndjerë shumë nga qytetarët sidomos pensionistët të cilët shprehen se me pensionin që marrin nuk ja dalin dot.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Nuk përballohen. Unë sot faktikisht mora pensionin. Do paguhen dritat, uji po për të tjerat ja dalim dot ne ?!" thotë një qytetare.

"Unë tani bëj një pyetje tjetër: Cfarë nuk është rritur këtu. Këto edhe pisllëkun ta japin me lekë. Kjo është qeveri e poshtër. Ku ka më shtrenjtë, ku të shkojë më," thotë një i moshuar.

Që nga 1 gushti të gjitha produktet e bylmetit kanë shënuar rritje me 11 për qind të çmimeve të tyre duke bërë që kosin si një ndër produktet e domosdoshëme të shkojë në 170 lekë .

"Kosi, qumeshti, janë ngritur të gjitha. Pse u ngrit karburanti duhet të ngrihen të gjitha cmimet," thotë një qytetare.

Për qytetarët rritja e cmimeve është e papërballueshme ndaj duhen marrë masa.

"Duhet patjetër shtesa në pension se ndryshe nuk ja del. Duhet dhe përkrahja sociale," thotë ajo.

Prej kohësh të gjithë artikujt kanë pësuar rritje duke filluar nga vaji, vezët, kafeja, sheqeri e deri te buka.

EMISIONET