Shtrenjtohen produktet e bylmetit, nga 1 gushti qumështi dhe kosi u rritën me 11%

Nga 1 gushti të gjitha produktet e bylmetit kanë shënuar rritje me 11 për qind të çmimeve të tyre dhe shkak bëhet mungesa e lëndës së parë në treg, si pasojë e rënies së numrit të bagëtive në vend. lidhur me këtë situatë Partia demokratike bën përgjegjëse qeverinë e cilapo ndjek politika anti kombëtare në sektorët ekonomikë.

Kompanitë e përpunimit të qumështit përgjatë gjithë këtij viti po rrisin në mënyrë të pandërprerë çmimet e produkteve të bulmetit dhe nën produkteve të tij.

Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lekë që është shitur deri me tani.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregtarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg. Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % këtë vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet.

Duket se rritja e çmimeve të produkteve të bylmetit po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg. Rënia e numrit të bagëtive ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shumë të shtrenjta.

Lidhur me këtë shtrenjtim të radhës, ka reaguar Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu i cili thotë se është skandal që sot produktet e Shqipërisë janë me çmimet më të larta në rajon dhe Europë, ndërkohë që shqiptarët janë populli më i varfër në Europë.

“Çmimet arrijnë shifra skandaloze. Edi Rama me politikat e hajdutërisë ka dëmtuar çdo sektor të ekonomisë së vendit. Si rrjedhojë çmimi i qumështit dhe kosit është rritur me 11% nga data 1 Gusht, duke rënduar edhe më shumë buxhetin e familjeve shqiptare”, përfundon reagimin e tij Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu.

EMISIONET