Çmimet e reja për karburantin: Sot nafta do blihet me 214 lekë/litri, benzina 195 lekë/litri

Çmimet e reja për karburantin: Sot nafta do blihet me 214

Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme,  ka vendosur uljen me 4 lekë të çmimit të naftës, 5 lekë të benzinës ndërsa çmimit i gazit mbetet i pandryshuar.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET