Milaim Zeka: Vuçiç nuk ka prapanicë të hyjë në Kosovë, sa kohë këtu është qoftë dhe një ushtar amerikan

Gazetari dhe ish deputeti Milaim Zeka hedh poshtë pretendimin e Kurtit se njësitë speciale i dërgoi në veri për të mbrojtur pikat kufitare dhe policët kufitarë. Ai beson se një veprim të tillë e ka ndërmarrë për të fituar kredencial politik në kuadër të fushatës elektorale që po mbahet në Kosovë.

“Unë ju garantoj me jetë se Vuçiçi nuk ka prapanicë asnjë metër me kalu territorin e me u fut në Kosovë. Përderisa këtu është qoftë dhe një ushtar amerikan Vuçiçi nuk futet në territorin e Republikës së Kosovës” tha Zeka në një intervistë me Skype për Ora News me gazetaren Matilda Mcini.

Sa i takon nismës “Ballkani i Hapur” Zeka thotë se Kosova do të  kishte përfituar edhe sikur të kishte qenë pjesëmarrëse pa bërë asnjë nënshkrim.

EMISIONET