Meta: Në Shqipëri ka ligje të mira, por mungon vullneti nga partitë ose institucionet për t’i respektuar
Gerta Meta, drejtore Ekzekutive në Shoqatës për Kulturë Demokratike e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për ecurinë e zgjedhjeve të 14 Majit.
Ajo tha se bëjmë ligje të mira, por që nganjëherë vullneti dhe partitë politike ose eksponentët apo institucionet në tërësi nuk e respektojmë ligjin.
Meta: Ne bëjmë ligje të mira, por që nganjëherë vullneti dhe partitë politike ose eksponentët apo institucionet në tërësi nuk e respektojmë ligjin dhe kërkohet shumë hesap tek qytetarët kur e shkelin ligjin e janë këta të paprekshëm.
Çështja është që ne kemi pasur një diskutim dhe është ajo që folëm që edhe KQZ ka pasur si të thuash një double standard në gjykimin e disa çështjeve edhe disa problematikave që këto çështje duhet ti finalizojë reforma zgjedhore.


