Kume: Edhe në këto zgjedhje do kemi të njëjta rekomandime nga vëzhguesit si në zgjedhjet e tjera
Ish kryetari i KQZ Kristaq Kume i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për nisjen e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit dhe pritshmëritë e tij.
Kume: Ajo çfarë ka ndodhur deri sot në këtë proces zgjedhor unë pres ose pritshmëritë e mia janë të tilla që ne do të lexojmë nesër një raport të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të vëzhguesve vendor që do të ripërsëris ato çka është thënë në raportet e mëparshme dhe do të ketë ndër të tjera dhe atë që klasa politike, Shqipëria duhet të punojë për të plotësuar këto rekomandime.
Pra inercia në sjellje është e dukshme, dëshira për të bërë diçka ndryshe në plotësim të standardeve për zgjedhje demokratike dhe kjo është e njëjtë dhe e pandryshuar në ato të mëparshmet.

