Po transportonte dy emigrantë drejt kufirit, në pranga 32 vjeçari në Kukës

Po transportonte dy emigrantë drejt kufirit, në pranga 32

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kukës pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: 

- F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, Kukës.

"Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip "Kia", 2 emigrantë, që do të kalonin në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE-së," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET