Merr flakë vila 3 katëshe në Lin të Pogradecit, jetonte një e moshuar

Digjet pjesërisht një banesë 3 katshe në fshatin Lin të Pogradecit.

Zjarri ka përfshirë katin e 3 të të kësaj banese duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati.

Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që përhapen me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë.

Nga zjarri rrezikoheshin edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpimë 3 katëshe.

Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar.

Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

EMISIONET