"Më habit qetësia…", deputetja e opozitës kritikon Ministren e Bujqësisë për fermerët, ndërhyn Nikolla
Protesta e fermerëve u fut dhe në sallën e Kuvendit. Deputetja e opozitës i tërhoqi vëmendjen Ministres së Bujqësisë sesi qëndron aq e qetë përballë situatës dhe i kërkoi sqarime për buxhetin dhe paketën fiskale.
Por kryeparlamentarja Nikolla tha se Ministrja ka dhënë argumentet e saj në komisionet parlamentare.
"Më habit qetësia me të cilën Ministrja e Buqjësisë qëndron e ulur në karrigen e saj ndërkohë që jashtë fermerët e Divjakës, Lushnjes dhe Muzeqesë janë aty dhe kërkojnë të drejtat e tyre.
Ndoshta nuk janë në numër aq sa kanë qenë në rrugët e Lushnjes dhe Divjakës ditë më parë por është simbolike prania e tyre, sot kanë lënë ditën e punës dhe përfaqësojnë qindra dhe mijëra fermerë shqiptarë që sot do të dëmtohen nga miratimi i paketës fiskale dhe buxhetit 2022 që synon të dëmtojë të vetmit njerëz të pambrojtur që gjithmnonë i kanë dhënë këtij shteti dhe asnjëherë nuk kanë marrë gjë në këmbim.
E ftoj zonjën Ministre të shpjegojë ose të flasë së çfarë parashikon buxheti, ku do të shkojnë dhe si do tu shpërndahen fermerëve".
"Ministrja ka folur. Nuk është procedura për të folur si qëndron një deputet apo ministër. Kryeministri i ka takuar fermerët dhe po e adreson çështjen".


