Paketa fiskale/ LSI dorëzon 3 amendamente për bujqësinë: Të hiqet TVSh për imputet bujqësore dhe të shtohet ndihma direkte

LSi paraqiti sot 3 amendamente që kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se qeveria nuk po i mbështet me subvencione fermërët por po i rëndon më tej me taksa të pastudiuara financiarisht.

Kërkohet heqja e TVSH për inputet bujqësore të miratuara dy vite më parë.

Kërkohet që të shtohet ndihma direkte për fermerët nga 3.2 mililardë në 7.1 mld, “ajo që vetë kryeministri thotë dhe trumbeton” tha Kryemadhi në foltore.

Amendamenti tjetër ka të bëjë me paketën fiskale.  LSI beson se rritja e TVSh  10% për inputet bujqsore që do të ndikonte direkt në  bujqësi dhe do rëndonte fermerët me pagesë shtesë dhe njëkohësisht do rëndonte dhe konsumatorin.

EMISIONET