“Më fal! Ishe gjëja më e bukur që mund të më ndodhte"/Drama e Donatellës, shqiptares që u vetëvra në burgun italian

“Më fal! Ishe gjëja më e bukur që mund të më

Donatella Hodo, 27 vjeç është shqiptarja e vetëvrarë në burgin e Montorios në provincën e Veronës më 2 gusht 2022, lajm që po merr vëmendje mediatike e publike mbi kushtet e të burgosurve në sistemin italian të burgjeve.

Donatella, vajza e një familje emigrantësh shqiptarë jetonte në Itali prej 20 vitesh e është viktima e 49 në burgjet italiane që nga fillimi i vitit 2022 dhe viktima e pestë femër mes të burgosurve.

E arrestuar për vjedhje, përdoruese e vartëse e drogës, i dha fund jetës duke thithur gaz nga një furnellë e vogël në qelinë e saj.

Në një letër adresuar të fejuarit të saj, ajo i kërkon falje për gjestin e saj: “Leo, dashuria ime, ishe gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë, shkruan, të të humbas nuk do të mund ta përballoj. Di se çdo të thotë të duash dikë. Të kërkoj falje, të dua, bëhu i fortë”.

Donatella Hodo ishte në kurim pranë një qëndre komuniteti personash vartës droge nga ku ishte larguar para se të arrestohej. Vartësia ndaj drogës e shtynte të kryente vjedhje për të siguruar para për ta blerë.

Avokati i saj ishte në pritje të ndryshimit të masës së arrestit nga burgu në një mundësi alternative për  t’i dhënë mundësi kurimit terapeutik të saj.

Por në një moment dëshpërimi 27-vjeçarja shqiptare kreu aktin ekstrem.

Babai i saj Nevruz Hodo është shprehur i zhgënjyer nga vëmendja shtetërore në sistemin italian të burgjeve ndaj gjendjes delikate fizike e psikologjike të vajzës së tij.

 “Dështuam të gjithë", thotë ai.

Vincenzo Semeraro, gjyqtari që ndiqte çështjen e 27-vjeçares shqiptare, me një letër publike i ka kërkuar falje familjes shqiptare pasi nuk kushti kuptuar vuajtjen psikologjike e gjëndjen e vajzës së tyre.

Sistemi italian i burgjeve po kalon një moment të vështirë organizimi administrativ me një mbipopullim të qelive, mungesë personeli rojesh e edukatorësh.

“Më fal! Ishe gjëja më e bukur që mund të më

EMISIONET