Bremer “kunjë” Interit:  Juve skuadër fituese që më bindi më shumë…

Bremer “kunjë” Interit:  Juve skuadër fituese që

Gleison Bremer ndez menjëherë derbin e Italisë. Në ditën e prezantimit përpara mediave, braziliani që Juventus e bleu për 50 milionë nga Torino duke “djegur” kandidaturën e Interit, nuk e bën këmbën pas dhe deklaron se ishte Juventusi që e bindi më shumë duke i dhënë një “shuplakë” tjetër Interit.

“Fola me agjentin tim dhe disa klube të ndryshme por ishte Juventusi që më bindi dhe më goditi me propozimin e bërë. Juve është skuadra që ka fituar më shumë dhe fiton përherë”.

E drejtëpërdrejtë referenca për Interin që e ndoqi qëndërmbrojtësin për disa muaj pa arritur të finalizonte marrëveshjen me Torinon edhe për shkak të bllokimit të çështjes “Skriniar”.

EMISIONET