Mblidhen 7000 firma, emigranti pas firmosjes: Një shtet kaq i varfër të mos ketë abone, e habitshme!
Më shumë se 7000 firma janë mbledhur deri më tani nga peticioni i zhvilluar nga Organizata Politike për rikthimin e aboneve të përgjithshme.
Pezullimi i aboneve të përgjithshme për të paktën tre muaj ka përcjellë zemëratë në radhët e qytetarëve.
Organizata Politike është angazhuar në një peticion për mbledhjen e firmave, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Bashkisë.
Arlind Qori: Peticioni ka shkuar shumë mirë. Ka shumë qytetarë që janë të revoltuar me këtë veprim të bashkisë.
Peticioni është mbështetur jo vetëm nga përdoruesit e transportit urban, por edhe nga emigrantët, që shprehen se kjo është e padrejtë dhe se diçka e tillë nuk ndodh në vendet ku ata jetojnë.
"Banoj në Gjermani, kam 30 vjet andej. Firmosa për ti mbështetur. Në një shtet kaq të varfër, kaq fukarallik dhe të mos ketë abone është e habitshme."
"Nuk ja del dot pa abone."
Peticioni do të dorëzohet më 21 Qershor në këshillin bashkiak Tiranë dhe më pas janë paralajmëruar dhe protesta kundër këtij vendimi.


