Maskohej si tregtar makinash, pranga shqiptarit në krye të rrjetit të trafikut të drogës
Ai maskohej si një shitës makinash të përdorura, por në realitet ai është kreu i një rrjeti të dendur tregtarësh droge që furnizojnë Ankonën dhe brendësinë e saj.
Shqiptari ra në prangat e policisë të shtunën pas vëzhgimit dhe përndjekjes gjatë natës nga policia.
Atij ju sekuestruan gati gjysmë kilogrami hashash, rreth 300 gr kokainë të pastër, si dhe një pistoletë e pajisur me 7 fishekë në karikator të kalibrit 9, si dhe 14 fishekë të tjerë rezervë.
Hetuesit gjetën dhe sekuestruan edhe 450 euro në kartëmonedha që besohet se ishin të ardhura nga tregtia e drogës.
Me ndihmën e njësive të qenve të policisë u kontrollua shtëpia e tij dhe një makinë e vjetër e parkuar dhe e braktisur në oborrin privat ngjitur.
Brenda dritave dhe nën baterinë e makinës, policët gjetën drogën.
Shqiptari, i njohur tashmë për krimet e shpërndarjes së drogës, zhvatjes, evazionit dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik, konsiderohej si kryetar i zinxhirit të trafikut të drogës në zonën e Ankonës.
Në fakt, nga ajo që doli në fazën hetimore, shqiptari furnizonte direkt furniorët vendas, duke mos u marrë me tregti me pakicë.
Arma, e fshehur nën sediljen e shoferit të makinës së tij, ishte gati për përdorim.
Ai dyshohet se e mbajti atë për të frikësuar si blerësit për të siguruar marrëveshje droge por edhe konkurrentët për të siguruar një monopol të tregtisë në botën e furnizimit me kokainë.
Shqiptari është arrestuar për armëmbajtje pa leje pa numër serial dhe posedim të lëndëve narkotike heterogjene për qëllime trafiku droge.