Shqipëria e kërkon për evazion fiskal, italiani arrestohet në hotel, me pushime në ishullin siçilian

Shqipëria e kërkon për evazion fiskal, italiani arrestohet

Një 30-vjeçar italian është arrestuar në Siçili për llogari të drejtësisë shqiptare.

Ai ndodhej për pushime në ishullin e mrekullueshëm Pantelleria dhe kishte rezervuar në një hotel të njohur të zonës.

Ndoshta i riu mendoi se do të kalonte pa u vënë re, ndonëse ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar pas një dispozite të lëshuar më 2 qershor 2021 nga Gjykata e Rrethit Tiranë, Shqipëri  ku akuzohet  për evazion fiskal.

Karabinierët e stacionit Pantelleria , me bashkëpunimin e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor , i cili raportoi për praninë e mundshme të të arratisurit në ishull, e gjurmuan dhe e arrestuan.

30-vjeçari nga Palermo , duhet të vuajë 5 vjet burg pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si përgjegjës për krime tatimore ndaj shtetit shqiptar

Ai ishte në hotel , i vetëm, kur ju afruan karabinierët të cilët e njoftuan për urdhër-arrestin ndërkombëtar dhe e transferuan në burgun Pietro Cerulli në Trapani në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Palermos për vlerësimin e çështjes.

itali arrestohet evazion fiskal

EMISIONET