Maskohej si postier për të vjedhur banesat, arrestohet 39-vjeçari shqiptar
Një 39-vjeçar shqiptar pa vendbanim në Itali u arrestua nga policia e Pistoias për vjedhje banesash.
Në datën 21 prill, policë me rroba civile të ekipit të policisë gjyqësore rrugore Pistoia, gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, kanë vënë në krah një Peugeot 208 të bardhë, me të shkruar "Shërbimet Postare" anash.
Në datën 21 prill, policë me rroba civile në Pistoia gjatë aktivitetit të tyre të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, kanë vënë re një Peugeot 208 të bardhë ku anash shkruhej "Shërbimet Postare".
Pavarësisht normalitetit në dukje, hetuesit nisën të dyshonin sepse "fonti" i shkrimeve dukej ndryshe nga ai që përdorej përgjithësisht nga shërbimi postar italian.
Për këtë arsye ata vendosën të ndiqnin automjetin në fshehtësi, duke mbërritur deri në Cantagrillo, ku makina ndaloi para një vile.
Pas disa minutash vëzhgimi, oficerët panë një burrë që doli, i cili me nxitim veshi rrobat tipike të dikujt që punonte si postier, xhaketë fluoreshente, doreza dhe kapelë me të shkruar "shërbim postar", u fut në makinë, me një dëshirë të dukshme për t'u larguar sa më shpejt.
Në atë moment policët vendosën të ndërhynin, por shqiptari fillimisht tentoi t'i përplaste.
Më pas tentoi t'i godiste me shqelma dhe grushta, por pa ia arritur qëllimit.
I bllokuar, u kontrollua dhe iu gjetën mjete për vjedhje, përveç pasurisë së sapo vjedhur nga shtëpia.
Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se ai ishte i njohur për policinë, i parregullt në territorin italian dhe marrës i masës paraprake, pasi prej gati dy vitesh ishte i pagjurmueshëm.
Edhe Peugeot nuk ishte "e pastër".
Përveç afisheve të parregullta, të aplikuara ad hoc për të simuluar veprimtarinë e shërbimit postar dhe për të mos ngjallur dyshime te banorët, targat e përdoruara rezultuan të vjedhura.
Në fund, personi u arrestua dhe u shoqërua në burgun e Pratos në dispozicion të organit gjyqësor të Pistoias.