Mashtrim mbi 3 mln euro me fatura fiktive për TVSH-në e mallrave, 1 në pranga. Gjashtë të tjerë në kërkim, mes tyre dhe një Italian

Mashtrim mbi 3 mln euro me fatura fiktive për TVSH-në e mallrave, 1

Gjykata e Elbasanit, ka caktuar 7 masa sigurimi “arrest në burg” ndaj disa persona të cilët ishin përfshirë në një sekmë të mashtrimit përmes faturave më TVSH.

Nga 7 urdhër-arreste të lëshuar nga prokurori i çështjes Xhelian Seferi, në pranga kanë përfunduar vetëm Adnand Progni, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë 6 persona të tjerë si Nezir Beqiri, Erion Staka, Sajmir Xhafa, Julian Kalo dhe Teidi Doraci.

Bëhet fjalë për një dëm fianciar të shkaktuar buxhetit të shtetit në vlerën prej mbi 3 milion euro, të cilat janë arkëtuar përmes skemës së mashtrimit me rimbulsimin e TVSH, duke përdorur fatura fiktive.

Mes personave që është lëshuar urdhërarrest është edhe shtetasi italian Aldo Mazzarela.

Ata janë nën akuzë për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".

Të gjithë personat janë përfshirë në prerjen e faturave fiktive përmes biznesit të Fero-Kromit në Elbasan.

Personat e proceduar:
1-Adnand(Andreë) Progri i arrestuar
2-Nezir Beqiri, në kërkim.
3-Erion Satka, në kërkim.
4-Sajmir Xhafa, në kërkim.
5-Julian Kalo, në kërkim.
6-Teidi Doraci, në kërkim.
7-Aldo Mazzarela, në kërkim.

Mashtrim mbi 3 mln euro me fatura fiktive për TVSH-në e mallrave, 1

Mashtrim mbi 3 mln euro me fatura fiktive për TVSH-në e mallrave, 1

EMISIONET