Një vit në kërkim, kapet në Tiranë Mendim Domi, truri i mashtrimit me “Call-Centerat” SPAK e kërkon për 15 milion euro mashtrim

Një vit në kërkim, kapet në Tiranë Mendim Domi, truri i

Është arrestuar nga policia e Tiranës, Mendim Domi, njëri nga bosat e “Call-Centerave” që qëndronte i fshehur në kryeqytet, pasi kërkohej si person që kishte mashtruar mijëra qytetarë europianë.

Mendim Domi është pjesë e një grupi kriminal i denoncuar në dhjketor 2022 nga “Ora News”, ku së bashku me persona të tjerë kanë përfituarë një shumë mbi 15 milion euro përmes skemës së mashtrimit me call-centera.

Fillimisht Domi është zbuluar dhe më pas shpallur në kërkim nga prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj.

Më tej ky i fundit shpalli moskopetencën duke ia kaluar dosjen hetimore SPAK, dhe se aktualisht hetimet po drejtohen nga prokurori, Ened Nakuçi.

Ko pasi emri i Mendim Domit, nuk ka dalë vetëm në dosjen hetimore të prokurorisë së Tiranës, por edhe në një çështje penale tjetër që është duke u ndjekur nga prokurori i posaçëm i SPAK, Ened Nakuçi.

Ndaj për shkak të dy hetimeve paralele, SPAK ka tërhequr aktet hetimore nga prokuroria e Tiranës, për pjesën e Mendim Domit dhe shtetasit tjetër të arrestuar Jusel Mici, bashkëpuntor i Domit.

Në dosjen hetimore thuhet se Domi është pronar i kompanisë “Mone Advertising” e rregjitruar në datën 3 shkurt 2022.

Ndërkohë ai zotëron dhe një zinxhir tjetër kompanish, si “Mendim Domi” në fushën e telefonisë, “Mendim Domi” në fushën e ndërtimit, “N.M-09” në fushën e tregtisë së mallrave ushqimore, të cilën Mendim Domi e ka blerë në 26 qershor 2021 për vetëm 1 milion lekë të vjetra nga shtetasi Kastriot Xhani.

Njëherësh në emër të Mendim Domit ndodhet dhe kompania “Super Foods” e themeluar në janar 2020, ku Domi, rezulton të ketë 40 për qind të aksioneve, Jusel Mici 20 për qind dhe Gerald Lamaj është zotërues i 40 për qind të aksioneve.

Ndërsa sipas prokurorisë, kompania “Vibemedia” që dikur ishte themluar nga Mendim Domi dhe Jusel Mici, është shitur në 29 gusht 2018 për 100 mijë lekë tëg vjetra tek shtetasi Italian, Maurizio Giacalone.

Jusel Miçi është një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Mendim Domit në veprimtarinë e mashtrimit me “call-centerat”.

EMISIONET