MË PAK MBETËS NË MATEMATIKË! Dalin rezultatet, përgjysmohet numri i atyre që morën 4

673 maturantë nuk kanë mundur të marrin notë kaluese në testin e matematikës. Megjithatë numri i tyre është sa gjysma e katrave të marra në tre vitet e fundit. Megjithatë edhe ekselentë në këtë lëndë ka më pak

Nga rreth 26 mijë maturantë që iu nënshtruan testit të matematikës 673 kanë ngelur në klasë duke marrë notën 4. Megjithatë, sipas të dhënave të portalit studentor, mbetësit janë më pak se viti i shkuar ku kishte 701 të tillë dhe 1549 që morën notën 4 në vitin 2023.

Situata nuk paraqitet pozitive për ekselentët ku 10-ën absolute e morën 166 maturantë, krahasuar me 240 që kanë qenë në të tre vitet e mëparshme. sa i përket notës mesatare mbetet sërish në nivelin 6.47 me një rënie të lehtë krahasuar më parë.

deri më tani janë publikuar dhe rezultatet e provimit në gjuhën e huaj ndërsa do të priten të dhënat  mbi gjuhë letërsisë dhe të lëndës me zgjedhje

vetëm pas daljes së rezultateve maturantët do të nisin plotësimin e 10 degëve që synojnë të ndjekin në universitet. Krahas koeficientëve të katër provimeve të maturës pikë do të kenë dhe mesatarja në vitet e gjimnazit dhe peshës që kërkojnë fakultetet për lëndë të ndryshme.

Përmes sistemit meritë preferencë më tej do të dalin dhe fituesit  në vitin e parë akademik. Megjithatë degët e teknologjisë, ekonomisë, mjekësisë dhe drejtësisë pritet që të jenë më të kërkuarat

EMISIONET