PËRBALLJA E PARAFUNDIT! Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit, mazhoranca: Në shtator!

Në seancën e parafundit të këtij parlamenti, opozita kërkoi sërish zgjedhjen e Avokatit të Popullit pas një vakance trevjeçare. Socialistët e refuzuan duke thënë se procesi do t’i takojë parlamentit të ri që nis punën në shtator. Debatet u ndezën edhe për zgjedhjet e 11 majit, mes përplasjeve politike dhe tensioneve në sallë.

Mandati i mbaruar prej tre vitesh i Avokates së Popullit u rikthye në seancën e parafundit plenare të këtij parlamenti.

Ishte Flamur Noka e më pas edhe Sali Berisha që kërkuan zgjedhjen e avokatit të popullit në seancën e së enjtes.

Por kërkesa e tyre u refuzua nga socialistët të cilët njohën të drejtën e opozitës për të propozuar një emër, por thanë që për këtë duhen konsultime, duke nënkuptuar se avokati i ri I popullit do të zgjidhet nga parlamenti i ri që mblidhet në shtator.

Edhe seanca e parafundit u dominua nga debati politik për zgjedhjet e 11 majit.

Toni Gogu ishte i pari që hapi lojën e debatit për zgjedhjet, ndërsa nuk mund të mungonte replika e Sali Berishës.

Nuk mungoi as sherri mes kredemokratit dhe kryetares së parlamentit e cila ndërhyri kur Sali berisha quajti PS si një parti të krimit.

Seanca e fundit parlamentare është planifikuar për javën e ardhshme ndërsa me datën 8 korrik deputetët shkojnë në pushime ku 83 prej tyre nuk do të rikthehen më në parlament për shkak se kanë humbur mandatet.

VIDEO - DISKUTIMET E SOTME PARLAMENTARE

EMISIONET