Lutja e Ramës për BE: Mos u bëni kongregacion priftërinjsh që flasin për seksin e ëngjëjve ndërkohë muret e Konstandinopojës shembeshin

Në konferencë Kryeministri Edi Rama zbuloi dhe disa detaje nga dialogu në samitin me krerët e lartë në samitin e BE-së

Le ta lëmë pavarësisht Ballkanit të Hapur, Procesit të Berlinit dhe kështu me radhë. Ne nuk duam një luftë, ne nuk kemi nevojë për konflikt, për gjakderdhje dhe tensione në rajonin tonë, ndaj duam të ecim më përpara në drejtimin që kemi zgjedhur. Ndaj ua thashë, le ta mbajmë kështu. Ka shumë goditje me të cilat ata duhet të merren kështu që nuk duhet të nxisin një goditje tjetër. Kjo është ajo çfarë besoj unë.

Kështu që për ta përmbyllur, thirrja ime e fundit për ta ishte: Mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim shumë të madh te Europa pavarësisht BE, pavarësisht farsave sepse ne për herë të parë në historinë tonë kemi mundësi të jemi aty ku duam, jo nën regjime, jo nën perandori që zgjedhin për ne. Për ne Europa është fe, për ne Europa nuk është Brukseli. Kështu që shqiptarët do të vazhdojnë, por edhe në Ballkanin Perëndimor ka shumë pro europianë, Maqedonia e Veriut e kështu me radhë. Lutja ime për ta ishte: Ju lutemi, mos e lini BE-në të bëhet si një kongregacion priftërinjsh që diskutonin aso kohe seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin. E dimë sesi shkoi historia" 

Rama tha se nuk priste asgjë tjetër nga ajo që mori sot në Bruksel.

"E gjeta pavarësinë time për të mos menduar më se kur takohen me këta. Janë njerëz të mirë por kanë probleme shumë më të madh sesa ne sepse u duhet të kenë përgjegjësi shumë më të mëdha. Mendoj se mund ta arrijmë me shpresë përpara shekullit tjetër por shekullin tjetër është e garantuar. 100 %. Nuk prisja asgjë tjetër"  

EMISIONET