"Kanë bërë gjithçka", Rama shfajëson Macron, Michel dhe Von der Leyen: Mekanizmi i BE-së, i deformuar
Treshja e BE-së Charles Michel, Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen e anuluan në mometin e fundit konferencën për media për gazetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në vend të tyre u shfaqën treshja nismëtare e Ballkanit të Hapur.
Gazetarja e agjencisë MIA në Maqedoninë e Veriut e konsideroi një poshtërim ndaj tyre.
Por Edi Rama e justifikoi si një lëvizje inteligjente nga ana e tyre dhe tentoi ti shfaqësojë duke deklaruar se kanë bërë gjithçka për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pyetje: Jemi poshtëruar si gazetarë sot nga liderët e BE, duhet të kishim konferencë shtypi ngaCharles Michel, Macron dhe Ursula von der Leyen, anuluan në moment të fundit. Mendoni se nuk kishin asgjë për të na thënë?
Rama: Mendoj se ata ishin shumë inteligjentë që nuk mbajtën një konferencë për shtyp, tregon atë çka janë. E kam me të vërtetë, janë njerëz që vërtet ndihen shumë keq për atë çfarë po ndodh. Kanë bërë të gjitha përpjekjet por ka diçka të deformuar në mekanizmin e BE.