"Lumë" parash në Rinas, shqiptari kishte fshehur rreth 22 mijë paund në trup, malazezi nuk deklaroi frangat

"Lumë" parash në Rinas, shqiptari kishte fshehur rreth 22

Plani operacional, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, FRONTEX-in dhe me përfaqësuesit e programit “EU4FOCAL”. 

Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë. 

Policia procedoi penalisht dy shtetas, një 33-vjeçar shqiptar i cili kishte fshehur në trup 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte dhe  një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro.

"Lumë" parash në Rinas, shqiptari kishte fshehur rreth 22

"Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.

Gjitashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore" njoftoi policia. 

"Lumë" parash në Rinas, shqiptari kishte fshehur rreth 22

Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas.

"Lumë" parash në Rinas, shqiptari kishte fshehur rreth 22

rinas paund euro franga mosdeklarim

EMISIONET