Largimi i gylenistëve nga Shqipëria, Nurellari: Kur një shtet partner kërcënohet kemi obligime


Analisti Adri Nurellari nuk sheh asgjë të re në kërkesën e përsëritur të presidenti Erdogan për të larguar gylenistët nga Shqipëria.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se Shqiopëria ka disa obligime kur i kërcënihen partnerët por gjithmonë duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Nurellari: Kontesti është i tillë. Turqia është një shtet që konsiderohet i kërcënuar dhe ka tre grupime të rrezikshme, organizata politike, të cilat e kanë goditur rëndë vitet e fundit por edhe tradicionalisht. E kam fjalën për PKK e kurdve, ISIS, dhe kohët e fundit konflikti me Gylenistët. Një shtet partner kur kërcënohet kemi obligime. Ashtu si ata kanë patur një rol të jashtëzakonshëm në Kosovë, duhet të kemi disa obligime duke respektuar Kushtetutën tonë. Nuk do isha i alarmuar.Janë kërkesa që janë përsëritur. Shteti ynë ka bërë diçka por nuk është nënshtruar totalisht.

Ndërkohë duke komentuar shmangien që ai i bëri homologut shqiptar Ilir Meta duke mos e takuar, Nurellari thotë se kjo është pasojë e situatës ku është katandisur politika në Shqipëri.

Nurellari: Është një gjë e akumuluar dhe më herët. Është fatkeqësi, nuk duhet të ishte kështu. Është një shenjë e situatës ku jemi katandisur ne.

EMISIONET