Lapaj: Në Shqipëri janë rritur çmimet me 40%, Serbia, Kosova, e Maqedonia, kanë marrë masa, 1.5 euro nafta
Avokati Adriatik Lapaj, ka qenë i pranishëm në protestën kundër çmimeve të naftës dhe produkteve, që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Në fjalën e tij ai tha se të gjitha qeveritë në rajon, kanë marrë masa për krizën si pasojë e luftës në Ukrainë, ndërsa në vendin tonë nuk është bërë asnjë lëvizje nga ana e shtetit për të përballuar situatën në të cilën ndodhemi, ku çmimet janë bërë të papërballueshme nga qytetarët.
“Çfarë dreqin bëhet në këtë vend. Qeveritë e përgjegjshme në rajon kanë marrë masa. Si mundet që në Shqipëri çmimet të rriten me 40% kur në vendet e tjera janë rritur me 5%. Vuçiç në Serbi: Nafta do të mbetet 1.5 euro, Në Maqedoni sot është vendosur çmimi 1.5 euro. Në Kosovë në shtetin më të ri të Europës është vendosur se shitësit të kenë një fitim jo më shumë se 4% të vlerës.
Në Greqi qeveria ka lançuar një paketë, që çdo familje të kenë 400 euro për çdo muaj. Shqipëria asnjë masë për krizën e vendit tonë. Do vazhdojmë nuk do ndalemi."-tha ai.

