Florian Binaj thirrje të rinjve: Dilni në shesh, s’ulen çmimet duke bërë buzët e duke blerë klikime për Instagram

I pranishëm në protestën kundër çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, që po zhvillohet përpara Kryeministrisë është edhe aktori I humorit Florian Binaj.

Binaj në fjalën e tij, u ka kërkuar të rinjve që të marrin pjesë në protesta, pasi duke qenë së bashku, mund të fitojnë të drejtat që u takojnë.

Florian Binaj: Nuk ulen çmimet duke pirë kafe, nuk ulen çmimet duke parë telenovelat turke, duke bërë buzët e duke blerë klikime në Instagram. U them të gjithë të rinjve dhe të rejave,  nuk është instagrami atdheu juaj, është Shqipëria, hajdeni këtu. Po ju them vetëm kaq, shqiptarët rrëzuan diktaturën gjithë kur u bën gjithë bashkë, kështu po të çohemi të gjithë  mund të marrim atë që na takon si qytetarë. Ndërkohë që ne protestojmë këtu liderin e ballë-kazanit e kemi në Dubai.

Binaj në dorë mbante dhe një pankartë ku krahasonte fjalët e Lulzim Bashës dhe të Edi Ramës.

Lulzim Basha: Unë s’kam humbur asnjë betejë

Edi Rama: Unë s’kam rritur asnjë taksë.

Florian Binaj thirrje të rinjve: Dilni në shesh, s’ulen

EMISIONET