EMRI/ Kërcet pushka në Shkodër, një i plagosur, ja çfarë thotë policia

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në malin e Kolajve, Velipojë të Shkodrës.
I plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka. Policia është në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.
Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve. I plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.
Njoftimi i Policisë Shkodër - Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.