PAMJET E PARA NGA VENDNGJARJA/ Atentat në Elbasan, humbet jetën biznesmeni (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se është ekzekutuar një biznesmen.

Një biznesmen është vrarë me armë zjarri në ambjentet e biznesit të tij në Unazën Jugore te qytetit.

Ai është Mondi Mëhalla dhe sipas burimeve ka ndërruar jëtë në spital.

Bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në afërsi të një karburanti.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga "Ora News", policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset rrugore, teksa mësohet se ambjenti ku ka ndodhur vrasja është i survejuar me kamera sigurie.

EMISIONET