Ky është momenti kur Habib Rexha arratiset me vrap pas vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2023, 12:32
Kjo është videoja që tregon momentin kur Habib Rexha largohet me vrap pak pas ekzekutimit.
Rexha vrau me armë zjarri Arjan Gosën të dielën në një lokal në Kavajë.
Pamjet e siguruara nga gazetarja Bleona Sari tregojnë Rexhën teksa vrapon me një qese në dorë.
Pas negociatave me familjen e tij, Rexha u vetëdorëzua në polici, ku ka rrëfyer krimin dhe vendin ku kishte hedhur armën.
Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe një mikun e tij pasi dyshohet se e ka ndihmuar Rexhën që të largohet nga vendi i ngjarjes.