U vra sot në Tiranë, ky është 49-vjeçari Edmond Papa, hetohet e shkuara e tij
Ky është Edmond Papa, 49 vjeçari i cili mbeti i vdekur sot pas të shtënave me armë zjarri në një lokal të Tiranës.
Mësohet se viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi.
Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit (Greqi), për trafik droge.
Lokali ku ndodhi ngjarja mësohet se është në afërsi të banesës së vëllait të tij.
Sipas informacioneve paraprake ai është qëlluar me armë 6-7 herë ndërsa me urgjencë u dërgua në spitalin e Traumës.
Por për fat të keq, Edmond Papa, banues në Sarandë, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Autori mësohet se ka qenë me kapuç dhe triko të zezë dhe është larguar në këmbë pas ngjarjes.
"Rreth orës 16.30, në rrugën "Fadil Bodinaku", në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital." - njofton policia.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


