Vrasja në Tiranë, shefi i komisariatit nr. 2: Kemi marrë masat për zbardhjen e ngjarjes
Në një prononcim për gazetarët, shefi i komisariatit nr. 2 në Tiranë dha detaje lidhur me vrasjen enjë 49-vjeçari në një lokal të Tiranës.
Ai u shpreh se është qëlluar me armë ndaj shtetasit Edmond Papa, banues në Sarandë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
“Është qëlluar me armë ndaj shtetasit Edmond Papa, banues në Sarandë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ju garantojmë se policia ka marrë të gjitha masat për të zbardhur ngjarjen. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes. Për çdo informacion të mëtejshëm do t’ju njoftojmë.”

