“Kuvendi rrëzoi Srebrenicën”, Bumçi: Qëndrim serb! Ja arsyeja pse Rama urdhëroi deputetët të votonin kundër

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka pranuar të votojë rezolutën e propozuar nga Tritan Shehu për dënimin e masakrës së Srebrenicës nga ushtria serbe.

Ish-deputeti Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News, tha se propozimi i kësaj rezolute erdhi nisur nga zhvillimet që po ndodhin në rajon.

Aldo Bumçi: Janë zhvillimet në rajon he zhvillimet në Ukrainë. Në rajonin tonë kemi një rikthim të nacionalizmit serb, është një version i ri i Serbisë së Madhe. Kjo është shfaqur me qëndrime që shkojnë  kundër vlerave themelore që është stabilizuar  paqja dhe stabiliteti në rajon, që është:  Krijimi i destabilizimit në Bosnje, incidentet në Mal të Zi. Kemi një Serbi që po armatoset dhe pyetja është pse armatoset, kur nuk kërcënohet nga asnjë vend.

Ai tha se Rama detyroi deputetët e tij të hidhnin votën kundër pasi presidenti serb është kundër kalimit të rezolutave të tilla në parlament.

Veprimin e mazhorancës për dënimin e gjenocidit serb, Bumçi e ka konsideruar qëndrim serb.

Aldo Bumçi: Rama ka ndërtuar një marrëdhënie jo normale ku shqiptarët nuk gjejnë dot asnjë interes kombëtar në marrëdhënien e tij me Aleksandër Vuçiç.  Arsyeja pse Rama nuk  e votoi dhe detyroi  grupin e tij që të mos votonte rezolutën e Srebrenicës është se Vuçiç është kundër kalimit të rezoluta të tilla. Ky është një qëndrim serb dhe ky është një rast flagrantë. Rama ka devijuar nga shinat e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Ky është akti më i rëndë që tregon kapjen e tij, nënshtrimin e tij ndaj Aleksandër Vuçiç dhe kjo marrëdhënie nuk i shërben  një interesi kombëtar të shqiptarëve.

EMISIONET