Kuvendi rrëzon rezolutën që dënon masakrën e Srebrenicës, Berisha: Rama, skllav i Vuçiç

Lajmi u perditesua

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka pranuar të votojë rezolutën e propozuar nga Tritan Shehu për dënimin e masakrës së Srebrenicës nga ushtria serbe.

Në nisje të debatit Sali Berisha, tha se Vuçiç është një Putin i vogël ndërsa vendimin e socialistëve për të mos e pranuar kete rezulte e shoqeroi me akuza.

Me 15 vota pro dhe 51 kundër rezoluta nuk u miratua.

“Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Shqipëria, një antishqiptar si Edi Rama nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi jetët e djemve e fëmijëve të pafajshëm të Bosnjes. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë. Votuat mbi jetën e qindra mijëra shqiptarëve që në genocidin ciklik serb ranë për tu bërë të pavdekshëm. Çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh.  Çfarë mund të presësh nga një kryetar i organizatës kriminale skllav i Aleksandër Vuçiç. Si mundet të silleni si kope?!" tha Berisha.

Por kjo situate nuk kaloi pa debate, kreu i grupit parlamentare te socialisteve Taulant Balla,  tha se armiku me i madh i luftës së Kosovës është Sali Berisha.

"Ushtria serbe është furnizuar me naftën tënde Sali" tha Balla.

Madje  ashtu si Rama një ditë më parë, Balla e konsideroi krim shtetëror që nuk parashkruhet.

Por Berisha u përgjigj edhe në këtë pikë

"Sali Berisha ka marrë çdo masë kundër kontrabandës veçse furnizimit me të gjitha armët e mundshme të Bosnjes e Kroacisë"

Tritan Shehu e quajti një ditë të hidhur për shqiptarët. Ku është parlamenti i vetëm që nuk voton rezolutën e na vendos damkë të rëndë.

Në tragjedinë e Bosnjes në vitin 1995 u vranë më shumë se 8 mijë civilë të moshës nga 12 vjeçar deri në 77 vjeç.

Masakra është regjistruar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiç.

Kuvendi rrëzon rezolutën që dënon masakrën e

Kuvendi rrëzon rezolutën që dënon masakrën e

Kuvendi rrëzon rezolutën që dënon masakrën e

Kuvendi rrëzon rezolutën që dënon masakrën e

Kuvendi rrëzon rezolutën që dënon masakrën e

 

EMISIONET